Humb mikun në aksidentin e Dajçit, deputeti socialist: Nuk më besohet, s'do t’i harroj kurrë të qeshurat në konviktin e shkollës

Humb mikun në aksidentin e Dajçit, deputeti socialist: Nuk më besohet, s'do t’i harroj kurrë të qeshurat në konviktin e shkollës

Pas reagimit të deputetit socialist, Pjerin Ndreu për vdekjen e Gentian Tomit në aksidentin e Dajçit, ka reaguar edhe deputeti tjetër socialist, Gjetan Gjetani.

Sot, kur mora lajmin e vdekjes së shokut tim të ngushtë Gentian Tomaj, u trishtova! Akoma nuk më besohet dhe lotët i kam në faqe! Kurrë nuk do t’i harroj të qeshurat dhe lojërat që kaluam bashkë në konviktin e shkollës. Zoti, të deshti për vete. Të pastë dritë shpirti.

Gjetan Gjetani, deputet

Gentian Toma, 32 vjeç, dhe Robert Ejlli, 25 vjeç, humbën jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti të ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku dy të rinjtë u përplasën me një kamion.


Lajmi kryesor:

Viktima e aksidentit në Djaç, mik i dy deputetëve socialistë, dedikimet prekëse: Ishte shumë herët për ty


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda