Viktima e aksidentit në Djaç, mik i dy deputetëve socialistë, dedikimet prekëse: Ishte shumë herët për ty
Deputetët socialistë, Pjerin Ndreu dhe Gjetan Gjetani kanë reaguar mbi vdekjen e njërit prej dy viktimave të aksidentit të ndodhur orët e para të mëngjesit në fshatin Djaç.
Gentian Toma, ishte shumë herët për ty me ikë..! Do i mungosh familjes por dhe ne. Të kishim shok të mirë, krah të fortë. Nje djalë me vlera që do e kujtojmë gjithmonë. Pushofsh në paqe miku im!
Sot, kur mora lajmin e vdekjes së shokut tim të ngushtë Gentian Tomaj, u trishtova! Akoma nuk më besohet dhe lotët i kam në faqe! Kurrë nuk do t’i harroj të qeshurat dhe lojërat që kaluam bashkë në konviktin e shkollës. Zoti, të deshti për vete. Të pastë dritë shpirti.
Humb mikun në aksidentin e Dajçit, deputeti socialist: Nuk më besohet, s'do t’i harroj kurrë të qeshurat në konviktin e shkollës
Pas reagimit të deputetit socialist, Pjerin Ndreu për vdekjen e Gentian Tomit në aksidentin e Dajçit, ka reaguar edhe deputeti tjetër socialist, Gjetan Gjetani.
Sot, kur mora lajmin e vdekjes së shokut tim të ngushtë Gentian Tomaj, u trishtova! Akoma nuk më besohet dhe lotët i kam në faqe! Kurrë nuk do t’i harroj të qeshurat dhe lojërat që kaluam bashkë në konviktin e shkollës. Zoti, të deshti për vete. Të pastë dritë shpirti.
Gjetan Gjetani, deputet
Gentian Toma, 32 vjeç, dhe Robert Ejlli, 25 vjeç, humbën jetën mëngjesin e sotëm pas një aksidenti të ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, ku dy të rinjtë u përplasën me një kamion.