Humb motrën, deputeti socialist Sinaj i bën thirrje vajzave dhe grave: Mos neglizhoni kontrollin dhe mamografinë
Deputeti socialist, Vullnet Sinaj dhe e motra
Mes dhimbjes për ndarjen nga jeta të motrës së tij, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, i ka bërë thirrje të gjitha vajzave dhe grave të mos neglizhojnë kontrollin mjekësor dhe mamografinë. Ai shton se ato shpëtojnë jetën dhe kursejnë dhimbjen e njerëzve të dashur.
Mes rreshtave ai ka kujtuar buzëqeshjen e motrës së tij dhe forcën e shpirtit që shfaqte në situata të vështira.
Postimi i plotë i Vullnet Sinaj:
E shtrenjta motër, lamtumirë!
Tani jam ulur dhe përpiqem të rikthehem në çdo kujtim tëndin.
Në memorien time ti je përherë e qeshur, edhe kur ishe e brengosur. Na ushqeje me forcë edhe kur vetë ishe e mërzitur. E gjithë jeta jote ishte një sakrificë e madhe për familjen tënde dhe për ne.
Sot zemra jote u zbraz nga vuajtjet dhe tonat u mbushën me trishtim.
Një urtësi e popullit thotë: “Motra për vëllain lë kokën, vëllai për motrën çon në peshë botën”.
Por neve bota nuk na detyrohet asgjë dhe ky ishte fati yt i shkruar me dhimbje.
Me këtë rast hidhërimi për mua dhe familjen tonë, dëshiroj t’ju bëj thirrje të gjitha motrave dhe nënave të mos neglizhojnë kontrollin mjekësor dhe mamografinë.
Ato shpëtojnë jetët tuaja dhe kursejnë dhimbjen tonë, që nuk njeh dot ngushëllim.
U prehsh në paqe, Vali e dashur!
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3057
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masakra me 4 të vrarë/ RENEA mësyn Shkodrën, firmosen 5 urdhërarreste nga SPAK! Kontrolle në banesa! Safet Bajri merret në pyetje e lihet i lirë! Sekuestrohen armë e 5 mjete të blinduara
12 Dhjetor, 09:29
-
Vlorë/ FNSH 'pritë' tek rrethrrotullimi i Skelës, ndalon makinat e luksit e me xhama të zinj! Kontrolle për persona të kërkuar apo me armë (VIDEO)
20 Nëntor, 20:57
-
Përplasje te ‘Mandatet’/ Opozita kërkon heqjen e mandatit, Vullnet Sinaj: Shpifës, ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur e do vjedhësh gjithë jetën! Bardhi: Ke futur duart në buxhet
20 Nëntor, 12:38
-
Mandati i deputetit socialist Vullnet Sinaj, Bardhi letër Spiropalit: Thërrisni Këshillin për Rregulloren, çështja të kalojë në Kushtetuese
4 Nëntor, 13:16
-
Bledion Nallbati goditi Vullnet Sinën në parlament, GJKKO pushon hetimet! Pranon kërkesën e SPAK
28 Tetor, 12:43
-
Tetori rozë/ 55-vjeçarja rrëfen betejën me kancerin e gjirit: Më doli gjëndër në gjoks, s’e dija çfarë ishte! Mjekët: Bëni eko dhe mamografi çdo vit
20 Tetor, 16:00
-
Mamografi për gratë e FA-së, Koçiu: Njësitë e lëvizshme kontrolle falas gjatë gjithë vitit
19 Tetor, 11:43
-
Tetori rozë/ Muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit!! Ja në cilat spitale rajonale gratë dhe vajzat mund të bëjnë kontrolle falas
9 Tetor, 10:30
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Operacion ndërkombëtar antidrogë, SPAK zhvillon kontrolle në Manzë
25 Shtator, 15:43
-
Grushti në Kuvend! SPAK kërkon pushimin e çështjes për Bledion Nallbatin dhe Vullnet Sinaj: Nuk vërtetohet se goditja ishte për shkak të detyrës (Dokumenti)
24 Shtator, 15:26
-
Opozita kërkon t’i hiqet mandati, Sinaj te Këshilli i Mandateve: Asnjë lekë nga buxheti, kam ndihmuar familjet në nevojë! Bardhi: Ke shpërndarë para për të blerë votat
18 Shtator, 13:22