Humbën djalin në Gërdec, çifti Durdaj kërkon në gjykatë rihapjen e dosjen së 'Mediut'

Feruzan dhe Zamira Durdaj, dy prindërit e Edison Durdaj, 7-vjeçarit të vrarë në 15 mars 2008 nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, kërkojnë marrjen të pandehur të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Kërkesa e çiftit Durdaj është kanalizuar nëpërmjet një padie në gjykatën e Tiranës, të cilët në cilësinë e personave të dëmtuar rëndë nga tragjedia e Gërdecit, kërkojnë që ish-ministri Mediu, të merret i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe çështja kundër tij ti përcillet gjykatës, me qëllim përballjen si i pandehur para ligjit.

Momentalisht kjo kërkesë padi, është ende në shqyrtim gjyqësor dhe nuk ka një vendimarje për revokimin ose jo të vendimit nr.6 të 14 shtatorit 2009. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është njeriu i parë që firmosi për dhënien e lejes së demontimit të armëve dhe municionit të kalibrave të ndryshëm, në një zonë të banuar, siç ishte fshati Gërdec. Në këtë tragjedi të ndodhur në 15 mars 2018 humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Kujtojmë që Mediu në vitin 2009 u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe dosja në ngarkim të tij, shkoi për shqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Lartë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, sipas Kodit Penal Ushtarak.

Por një kolegj i kësaj gjykate në datën 14 shtator 2009, ka vendosur të pushojë ndjekjen penale për Mediun, me argumentin se ai kishte imunitet dhe se prokuroria, gjatë hetimeve të kryera, kishte kryer veprime pa marrë miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në atë periudhë ky vendim u cilësua si totalisht i paligjshëm, pasi Gjykata e Lartë, mori atributet e Prokurorisë duke vendosur pushimin e ndjekjes panale për të pandehurin Mediu. Pavarësisht ligjshmërisë së vendimit, vendimarrja ishte e Gjykatës së Lartë dhe për pasojë duhej të respektohej. Por sot pas 10 vitesh nga kjo vendimarrje, çifti i bashkëshortëve Durdaj, kërkon që vendimi i Gjykatës së Lartë të shfuqizohet dhe më pas dosja me nr.3 e vitit 2008 të dërgohet në gjykatë me të pandehur Fatmir Mediu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi: 18/12/2019 16:20

    skam besim fare.. jo spaku jo leshi jo preshi,, te shikojme ketu do jemi si gjithmone popull zeza e ha gjithmone. ca do e gjej Medi plehren,beri gjith ate krim ne Gerdec,ben dhe si p,,th seme na vete na takon Senatora ne Amerike.. e kuptoni ca behet i jep akoma vize Amerika ketij pisi.. te vemi ne per vize Amerikane,100 yckla do nxjerin.. u shofshi gjith kasta Politike

    Përgjigju
  • begu: 18/12/2019 14:31

    Mediu ishte Minister me pergjegjesi institucionale,Por ketu ndeshkimin e meritojne edhe Salihu,Basha dhe klani kriminal I strukturave qeveritare e partiake te PD.Kjo ngjarje ende e pa ndeshkuar ne asnje nivel,Vertet eshte shqetesuese per te verteten, ligjin dhe te drejten e shtetit shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut