Peter Kaser dhe Vera Kaser, zviceranë të cilët ishin deklaruar të humbur ditën e djeshme është gjetur sot nga Forcat e Armatosura në bashkëpunim me autoritetet greke. Të dy zvicerianët të moshës 62 vjeçare u gjetën në afërsi të ishullit Erikusa. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Korfuzit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ku Vera Kaser mësohet se ndodhet në gjendje kome.

Ditën e djeshme, Peter Kaser së bashku me Vera Kaser, kishin qenë duke lundruar me një varkë të vogël në ujërat ton anë afërsi të Borshit. Anijet e forcës detare dhe një helikopter i forcës ajrore po marrin pjesë në operacionin e kërkim shpëtimit.
harta

 (Ishulli Erikusa ku u gjetën turistët zviceranë)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com