Humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, mbyllen hetimet, shoferi fajtor për aksidentin në Bullgari! Prokurori: Humbi kontrollin nga shpejtësia e lartë
Autobusi i shkrumbuar nga flakët në Bullgari
BULLGARI- Shoferi i autobusit është shpallur fajtor për aksidentin e rëndë që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, me përkatësi etnike shqiptare.
Prokurori bullgar, Borislav Sarafov ka thënë të martën për agjencinë e lajmeve BGNES, se përgjegjës për tragjedinë e rëndë është shoferi i autobusit të agjencisë “Besa Trans”.
“Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi autobusin nga shoferi. Por, edhe shpejtësia e madhe dhe e papërshtatshme, mbi normat e lejuara”, ka deklaruar kreu i shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borislav Sarafov.
Ai tha se tani vendimi duhet të ekzekutohet nga autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut dhe të njoftohen familjarët e viktimave, pasi ata kanë të drejtë të kontrollojnë materialet.
Aksidenti ndodhi në orët e hershme të 23 nëntorit të vitit 2021, kur autobusi i agjencisë “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli, goditi një bankinë në autostradën Struma, pranë fshatit Bosnek, me ç’rast humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë të tjerë pësuan lëndime trupore.
Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, ndërsa shumica ishin familjarë që kishin udhëtuar në Stamboll të Turqisë për një vizitë treditore.
Hetimet lidhur me rastin kanë nisur edhe në Maqedoninë e Veriut, pasi autoritetet kanë konstatuar se autobusi i aksidentuar nuk kishte leje për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.
Dy doganierë janë suspenduar nga puna pasi kishin lejuar autobusin pa leje të kalonte kufirin, agjencisë së udhëtimit i është hequr leja e punës ndërsa drejtuesi i saj, tani pas raportit të hetuesisë bullgare mbi shkaqet e aksidentit, mund të përballet dhe me masa tjera.
Bullgaria, është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse edhe në të kaluarën.
Aksidenti i fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kishin humbur jetën pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë./REL
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë mendoni se do të favorizojë votimi i emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme?
-
PS
67.3%
-
Opozitën
19%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 2874
Lajme të tjera
-
Ministri i Drejtësisë revoltohet me komentuesin: Shumadin zeza, je gjakpërzier! Më dukesh si ata që nuk i kanë dashur kurrë shqiptarët bashkë
22 Maj, 08:03
-
Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë, PE miraton 2 raporte, i kërkon BE-së të nisë bisedimet
19 Maj, 14:42
-
Ali Ahmeti për ‘Ballkanin e Hapur’: Në dobi të rajonit, asnjë shtet nuk del i humbur
19 Maj, 11:09
-
Insistimi për ta ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit është i gabuar!
18 Maj, 20:50
-
Ohri-perla e Ballkanit! Destinacioni juaj i preferuar këtë verë
14 Maj, 09:11
-
Ideja e Macronit që mund të lërë Ballkanin Perëndimor jashtë BE-së
11 Maj, 19:27
-
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen brenda këtij gjashtëmujori, të mbajmë premtimet tona
12 Prill, 12:23
-
Shqipëria humbet një pozicion në FIFA, Maqedonia e Veriut ngjitje galopante pasi eliminoi Italinë
31 Mars, 13:23
-
S'ka Botëror për Maqedoninë e Veriut, Portugalia dhe Polonia presin biletën për në Katar! Trishtim për Kolumbinë dhe Kilin
30 Mars, 11:24
-
SPECIALE/ Saga e veprave të vjedhura të artit, Maqedonia pret prej 9 vitesh 20 ikonat e saj! Ku përfundojnë objektet e kulturës pas sekuestrimit?!
25 Mars, 21:25
-
I bënë 'gjëmën' Italisë, shqiptari i Maqedonisë së Veriut flet për ‘Report TV’: E pësuan se na nënvlerësuan, vazhdojmë ëndrrën! Shqipëria shpejt do shkojë në Europian
25 Mars, 13:55
-
Italia mban frymën, sonte 90 minuta vendimtare për biletën e Botërorit! Turqia luan shanset kundër Portugalisë
24 Mars, 11:22