Shqiptari fitoi Kampionatin Botëror të Picave në Itali, Hisen Tairi rrëfehet për Report Tv: Do hap picerinë time

Hisen Tairi, shqiptari që jeton në Maqedoninë e Veriut, është kthyer një ndër ambasadorët më të afirmuar të kombit shqiptar në rang ndërkombëtar, në kulinari.

Së fundmi, për të dytën herë radhazi, ai është shpallur si një ndër picajolët më të mirë në Itali, në një konkurs botëror me 600 konkurrentë.

I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, Tairi tregoi eksperiencën e tij në konkursin ndërkombëtar dhe rrugëtimin e tij në fushën e kulinarisë.

Fillimisht ai sqaroi formatin e konkursit duke shpjeguar se kampionati strukturohej në 20 kategori garuese dhe përzgjedhja realizohej nga vetë pjesëmarrësit.

Picajoli tregoi se ai mori në pjesë në kategorinë “Pica dhe Birra” ku dhe doli në vendin e tretë.

“Është kampionat botëror që mbahet çdo vit në Rimini të Italisë dhe për pjesëmarrje ke 20 kategori, pra nëse e ndjen veten të denjë. Unë mora pjesë në kategorinë “pica dhe birra”, përveç një pice të mirë duhet të gjesh dhe birrën perfekte që kombinohet me picën, pastaj vlerësohet nga gjyqtarët. Nga shumë konkurrentë që ishin në këtë kategori unë dola në vendin e tretë. Vitin e kaluar në të njëjtën kategori isha ë vendin e katërt”,-u shpreh Tairi.

Ai rrëfeu shkurtimisht rrugëtimin dhe përvojën e tij në kuzhinë ndër vite, duke theksuar se pas suksesit ne konkursin italian dëshiron të zgjerojë biznesin e tij.

“Unë jetoj në Maqedoninë e Veriut në Tetovë dhe këtu punoj. Kam punuar në shumë vende në Maqedoni, në shumë piceri, po ashtu edhe në Europë para ca vitesh, por jam kthyer përsëri të punoj në Maqedoninë e Veriut pasi tani kam restorantin tim. Pas këtij triumfi kam filluar planet dhe për një piceri”,- tregoi picajoli.

Teksa renditi disa prej shefave shqiptar që janë protagonistë të kuzhinës europiane, si dhe disa restorante shqiptare mjaft të njohura, Tairi nënvizoi se bashkëatdhetarët tanë kanë një potencial të madh në të gjitha profesionet por nuk kanë arritur ta shprehin si pasojë e zhvillimeve negative përgjatë viteve 90’- 2000 në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Ai u shpreh optimist se në dy dekadat e ardhshme shqiptarët do të shkëlqejnë dhe korrin suksese të shumta në profesione të ndryshme.

“Edhe në Shqipëri kemi shumë shefa të njohur, edhe të rinj shqiptarë që dalin në Europë dhe zënë vendet e para jo vetëm në kampionate por edhe restorantet e tyre janë më të suksesshmet dhe më të mirat padyshim”,- tha Tairi.

“Mendoj që ne shqiptarët jemi popull punëtor dhe kreativ në çdo aspekt. Ndoshta ka pasur periudha në Shqipëri, Maqedoni e në Kosovë që na kanë lënë mbrapa pasi vitet 90’ deri në vitet 2000’ nuk kanë qenë shumë të mira për ne shqiptarët, por tashmë frytet jemi duke i nxjerrë menjëherë pas 25 vitesh. Pas 20 viteve të ardhshme mendoj që Shqipëria dhe shqiptarët do të prezantohen më mirë në të gjitha aspektet dhe në të gjitha profesionet”,-  shtoi ai.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin