FIER- Një ditë pasi humbën jetën dy eletricistët Gjergj Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi 64-vjeç, në Roskovec, policia e Fierit ka prangosur Andi Priftin me detyrë drejtor pranë OST-së në Fier si dhe inxhinierin e OST-së Eriseld Lala për shpërdorim detyre.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë gjetën vdekjen gjatë punimeve dy elektricistët punonjës të Njësisë Operative Fier.

Sipas burimeve nga policia nuk ishte detyrë e këtyre dy elektricistëve që të kryenin atë punë në shtyllën e tensionit të lartë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku dy elektricistët kanë qenë duke punuar për të shtrirë një rrjet elektrik të tensionit të lartë në këtë shtyllë. Shtylla elektrike ka qenë me probleme pasi nga erozioni ishte kalbur dhe është thyer në dysh nga pesha e elektricistëve dhe së bashku me shtyllën janë rrezuar në tokë, ku gjetën vdekjen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:47
Dy elektricistët humbën jetën në punë, banorët: Ishin të papërtuar dhe specialistë! Keqardhje e madhe

Fqinjët e dy elektricistëve Gjergji Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç, në fshatin Jogodinë të Pogradecit, të cilët humbën jetën një ditë më parë aksidentalisht në punë shprehen se ato ishin të papërtuar dhe shumë specialistë. Ato tregojnë se ndjejnë keqardhje për ndarjen nga jeta të dy të njohurve të tyre.

'Njeriu më i rregullt, njeriu më specialist për kushte teknike humbet jetën. Duke ditur që ato shtylla tepër të amortizuara nuk duhet të hipte.

Njeri shumë i mirë shumë i edukuar gjithë jetë kishte që punonte 64 vjeç. Gjer në kohën e monizimit. keqardhje e madhe. Me bashkimin kam punuar edhe unë. Bashkimi ka qenë njeri i papërtuar ka qenë shumë optimist për punën. me një njeri që je rritur, këto janë gjëra të papritura. Bashkimi bënte vite që po punonte me linjat. Ishte njeri i pakursyer.'-thanë fqinjët.