Humbën jetën në aksidentin në Levan, banori: 2 personat ishin gjallë por nuk hapën dot dyert e makinës! Kur i nxorëm ishin mbytur (VIDEO)

Një prej banorëve i cili ishte në vendin ku ndodhi aksidenti në aksin Levan-Qarr, deklaroi se 2 personat nuk kanë ndërruar jetë që në momentin që kanë rënë në kanal.

Ai tha se fillimisht ata kishin kërkuar ndihmën e një personi aty pranë, por pa mundur që të thyenin xhamin dhe të dilnin nga makina.

“Aksidentin nuk e pashë. Por më morën në telefon hajde me zejtor se ka rënë një makinë. Unë erdha për 10 minuta në vendin e ngjarjes. Makina kishte rënë brenda në ujë. Personat ishin brenda në makinë. Unë mora papagallin e zejtorit, godita xhamin e pasëm të makinës dhe i vendosa litarin për ta nxjerrë nga uji. Personat ishin mbytur. Në momentin që ai personi që më lajmëroi ishte këtu në vendngjarje kishte parë personat brenda makinës që kërkonin të dilnin, i binin xhamit të makinës. Aksidenti ka ndodhur në mëngjes. Kjo rrugë është e rrezikshme, vijnë nga rruga dhe bien në greminë. Kanë ndodhur shumë aksidente” – tha banori.


Lajmi kryesor:

Makina del nga rruga në Fier përfundon në kanal me ujë, humb jetën çifti i bashkëshortëve! Banori: I binin xhamit me grushte, nuk dolën dot dhe u mbytën (VIDEO)


E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë