Humbën jetën në Letoni/ Qeveria shqiptare fond të veçantë familjarëve të dy dëshmorëve

Humbën jetën në Letoni/ Qeveria shqiptare fond të veçantë familjarëve të dy dëshmorëve

Qeveria shqiptare ka miratuar një fond të veçantë që do t'u jepet familjarëve të dy dëshmorëve të atdheut, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të firmosur nga kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për një fond prej dhjetë milionëve, që do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.

"Ministrisë së Mbrojtjes, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Muharrem Hasanaj dhe major Klodian Nikolla Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit", sqarohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi humbën jetën në Letoni, si pasojë e një incidenti në Misionin e NATO-s.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë