Humbën jetën nga shpërthimi në Fabrikë, trondit e veja e 39-vjeçarit grek: Burri dhe shoku shqiptar i shpëtuan një eksplodimi në të njëjtin biznes në 2016
Zenovia Paschos dhe Gerasimos Fatouros

Zenovia Paschos, e veja e 39-vjeçarit grek që vdiq bashkë me një 49-vjeçar shqiptar për shkak të shpërthimit të një bombole në fabrikën e peshkut ku punonin, zbuloi se në vitin 2016 kishte ndodhur një tjetër shpërthim në të njëjtin biznes.
Zenovia tha se në vitin 2016, bashkëshorti i saj ka arritur të shpëtojë nga shpërthimi i atëhershëm në momentin e fundit, ku ka ndihmuar edhe shokun e tij, shqiptarin me të cilin u vranë së bashku mesditën e djeshme.
“Në vitin 2016, ndodhi sërish një shpërthim në këtë biznes në Khokhla dhe burri im shpëtoi dhe në fakt, kishte arritur të shpëtonte edhe shokun e tij, atëherë. Ai e hodhi në një rezervuar me ujë sepse burrit po i digjej fytyra. Pastaj të dy shpëtuan. Megjithatë dje ata “u larguan” përgjithmonë. Të dielën mbaronte punën dhe duhet të kthehej në shtëpi. Po e merrja në telefon, por nuk përgjigjej. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Motra ime më merr në telefon dhe më thotë: “Në biznesin ku punon Gerasimos ka ndodhur një shpërthim”. U nisa për të shkuar te puna e tij e për ta gjetur, dhe ndërsa po largohesha nga shtëpia, shoh kontabilistin e kompanisë duke mbërritur në shtëpinë time”, tha e veja e 39-vjeçarit Gerasimos Fatouros për protothema.gr.
“Shefi i tij nuk i ka lënë pushim, nuk i ka bërë dhuratë për Krishtlindje dhe Pashkë, vetëm për ditë pushimi, herë pas here. Të dielën i thosha, ‘mos shko në punë’. Burri im ishte gjithmonë i gatshëm, ai ishte i mirë, ai ishte një makinë me shumë detyra për ta. Fatkeqësisht, kushtet në punë nuk ishin ideale. Burrit tim i kishin ofruar një punë tjetër këtu në Prevezë dhe donte të shkonte por nuk ia doli”, shtoi Zenovia Paschou.
Lajmi kryesor:
Shpërthen bombola në Greqi, 2 viktima! Njëri shqiptar, po kryente saldime në fabrikën e peshkut! 2 të arrestuar
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5479
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia ndërton portin e evakuimit nga tërmetet në Santorini
18 Shkurt, 08:32
-
Greqi/ Tërmet 4.7 ballë në Malin Athos, lëkundjet ndjehen edhe në Selanik
15 Shkurt, 19:32
-
Grekët në rajonet kufitare me Shqipërinë kundërshtojnë planet për reduktimin e ushtrisë
14 Shkurt, 20:10
-
Greqi/ Gjobvënie në Athinë, goditet grupi kriminal, në pranga edhe 3 shqiptarë
14 Shkurt, 19:28
-
U kap me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës, në pranga shqiptarja
14 Shkurt, 19:26
-
Greqi/ ‘iPhone’ zbulon përdhunimin e turistes suedeze në plazhin e Platanias, shqiptari dënohet me mbi 11 vite burg me formë të prerë! Vjedhja zbërtheu krimet
14 Shkurt, 10:00
-
Grabitja e 4 mln eurove 17 vite më parë nga një bankë në Greqi, 2 shqiptarët e Kosovës në kërkim! Mbanin nga dy identitete, njëri i arrestuar në Francë (EMRAT)
14 Shkurt, 08:55
-
Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë shqiptari, në gjendje të rëndë kunati
13 Shkurt, 14:01
-
Konstantinos Tasoulas zgjidhet presidenti i ri i Greqisë
12 Shkurt, 11:36
-
Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini: Tërmet 6 ballë që rrafshon ndërtimet, vullkan dhe tsunam
10 Shkurt, 10:45
-
Greqi/ Masakra e ish-kandidatit të ‘Agimit të Artë’, pamjet me kallash në dorë dhe depo e armëve! Rrëfimi para vetëvrasjes: I qëllova me revole në kokë dhe kaq ishte (FOTOT)
10 Shkurt, 08:28
-
Sizmiologët grekë: Mbi 11700 tërmete në Santorini dhe Amargos që nga 26 Janari, rekordi më 6 shkurt me 1400 lëkundje në ditë! Intensiteti në rënie
9 Shkurt, 18:16