Humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Bullgari, 45 trupat e shqiptarëve mbërrijnë në Shkup! Ceremoni nderimi në aeroport, të pranishme Lindita Nikolla dhe Vjosa Osmani

Mes nderimesh të larta shtetërore, trupat e 45 viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari, mbërritën në Aeroportin e Shkupit. Të vendosur në 2 avione, arkëmortet iu dorëzuan familjarëve, të cilët prej 10 ditësh ishin në pritje. Mes viktimave janë edhe 12 fëmijë, ndërsa aksidentit arritën t’i mbijetonin 7 persona.

Të pranishme në Aeroportin e Shkupit në ceremoninë e pritjes së trupave ishin një delegacion i lartë shtetëror i Mqedonisë së Veriut e po ashtu edhe Kryeparlamentarja Lindita Nikolli, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Ministri i Brendshëm Bledi Çuç, Ministrja Elisa Spiropali dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me një postim në Facebook, Çuçi i shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave, teksa tha se shpreson që autoritetet të zbardhin a më parë të vërtetën për aksidentin.

"Në ceremoninë e pritjes së trupave të pajetë të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari. Ndajmë dhimbjen e thellë me familjet e viktimave dhe shprehim ngushëllime në emër të qeverisë dhe të çdo shqiptari që u pikëllua nga kjo ngjarje e rëndë. Lutemi që shpirti i tyre të prehet në paqe, si dhe hetimet e nisura nga autoritetet përkatëse të zbardhin sa më parë të vërtetën", tha Çuçi.

Ardhja e trupave është mundësuar pas identifikimit përmes ADN-së, pasi ata kanë qenë të karbonizuar, për shkak të flakëve në autobus. Ceremonia e varrimit pritet të kryhet gjatë ditës së sotme.

Aksidenti tragjik u shënua më 23 nëntor, në autostradën “Struma” në afërsi të qytetit Pernik, ku si pasojë  e flakëve humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe 7 të tjerë u plagosën. Mes viktimave ishin edhe 12 fëmijë. Teksa hetimet vijojnë ende, Prokuroria e Shtetit në Bullgari kanë konfirmuar se aksidenti ka ardhur si pasojë e një shpërthimi, por se nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar atë. 

Një ditë më parë u publikuan edhe disa detaje të tjera nga ekspertiza e aksidentit, ku thuhej se barrierat anësore të rrugës kishin qenë të dëmtuara nga një aksident i ndodhur më parë dhe se në zonë mungon sinjalistika e duhur rrugore.

Sipas informacioneve fillestare, autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur. Në atë moment është derdhur karburanti që lidhet me ngrohjen në autobus, duke shkaktuar edhe zjarrin. Nga aksidenti tragjik mundën të mbijetonin vetëm 7 persona,  2 gra dhe 5 burra.

 

Foto nga ceremonia 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024