Katër turistë spanjollë të cilët kishin humbur gjatë natës në plazhin e quajtur “Pllakatun” të Sarandës janë ndihmuar nga policia.

Ata kishin kërkuar ndihmë sepse ishte errësirë dhe nuk njihnin terrenin.

Pasi u lokalizuan 4 turistët janë transportuar, me mjet lundrues, nga deti, dhe më pas i kanë shoqëruar në vendin ku ishin akomoduar në Sarandë, informoi policia.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë e treguar si dhe për ndihmën e ofruar.