SARANDË- Ditën e sotme një grup turistësh gjerman kanë humbur rrugën në zonën pyjore Borsh-Kuç. 6 turistët gjermanë janë endur për rreth 6 orë në pyll duke mos mundur të gjejnë rrugën e daljes. Në këto kushte policia e Sarandës është mobilizuar dhe u ka ardhur në ndihmë duke bërë të mundur gjetjen e tyre dhe më pas nxjerrjen nga pylli.
Turistët gjermanë që ishin të moshave të reja në këtë rrugëtim të tyre ishin me një fuoristradë. Fatmirësisht edhe pse kishin disa orë në pyll asnjë prej turistëve nuk është lënduar. Pasi janë ndihmuar nga policia ata janë shoqëruar për në hotelin ku ishin akomaduar në zonën e Ksamilit.
Komento