Humbën njëri pas tjetrit në janar të këtij viti, në kërkim të dy të rinjve nga Lushnja! ’Pa Gjurmë’ zbulon gjurmët në Tiranë (VIDEO)

Humbën njëri pas tjetrit nga qyteti i Lushnjës, në puntatën e kësaj të martë në emisionin ’Pa gjurmë’ në Report Tv me moderatore Odeta Dume u risollën dy histori. Fatjon Hysko humbi gjurmët më 18 janar, ndërsa pak ditë më pas Etleva Bicaku u zhduk më 29 janar të po këtij viti, nga i njëjti qytet. Nga telefonatat që mbërritën gjatë transmetimit live dyshohet për një vendndodhje të mundshme të dy të rinjve në kryeqytet. I pari informacion ka të bëjë me 30-vjecaren Etleva Bicakun, të cilën një zotëri pretendon se e ka parë ditën e hënë.

E kam parë dje në orën 15:30 parnë Kopshtit Botanik në Tiranë. Ajo kishte të veshur një xhup te kuq dhe pantallona ngjyrë rozë. E kisha pak larg dhe kishte një fizik të dobët dhe dukej e ndrojtur’, tha dëshmitari 

30-vjecarja u largua nga shtëpia në orët e para të mëngjesit. E reja prej 6 vitesh vuan nga depresioni, ndërsa kohët e fundit kishte ndërprerë edhe mjekimet. Nëna e la të vogël, kur ajo ishte vetëm 13 vjece, arsye kjo që rëndoi gjendjen psikologjike të saj. Një vajzë e shkëlqyer në mësime, ajo përfundoi më keq, pas ndarjes nga bashkëshorti, një ndarje të cilën ajo nuk e përballoi dot. I vëllai Elmaz Bicaku, nga studio e emisionit, përlotet teksa rrëfen vuajtjet e të motrës, ndërsa kërkon ndihmë në ’Pa Gjurmë’.

Kemi kërkuar kudo por asgjë nuk kemi arritur të zbulojmë. Edhe nëpër spitale kemi kërkuar. I bëj thirrje të gjithëve, kush e sheh motrën time të shkoj t’i flasi, t’i bëj një foto, motra ime mund të jetë e përhumbur por nuk është agresive’

2 te humburit nga Lushnja, Fatjon Hysko dhe Etleva Bicaku

Gjithashtu informacione mbërritën për të humburin tjetër 35-vjecarin Fatjon Hyskon. Një zonjë dyshon se e ka parë pranë shkollës ’Vasil Shanto’.

E kam parë këtë zotëri ditën e djeshme. Të hënën e kam parë rreth orës 13:30, ndërsa ishte ulur tek lulishtja e shkollës Vasil Shanto. Ai kishte një kapuc dyngjyrësh të zi me pak vishnje’, tregoi dëshmitarja

35-vjecari me probleme të shëndetit mendor jetonte vetëm me babanë e tij në qytetin e Lushnjes. Me një fizik të mbushur dhe rreth 1.75m i gjatë, ditën që u largua Fatjoni ka patur të veshur një kapuc të zi, një xhup ngjyrë blu të errët, një bluzë ngjyrë kafe, një palë tuta gri dhe një palë këpucë të zeza.

Kushdo që mund të ketë informacion është i lutur të na kontaktojë në 2 numrat tanë:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber 
Në tel: 0444 17 778 
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV 
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00-16: 30

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 16/02/2021 18:07

    Etleva esht femer o tyç

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025