Vëllezërit Bejko zgjedhin sërish të hipin në tarracën e pallatit në lagjen nr 11 në Durrës, nga ku kërcënojnë se do të hidhen.

Edhe para tri ditësh vëllezërit ndërmorën të njëjtin veprim, pasi Përmbarimi kërkon daljen e tyre nga banesa.

Para pak ditësh kur vëllezërit zbritën u shprehën se nëse nuk ndërmerret asnjë masë do ta përsërisin veprimin e tyre sërish.

Ata  janë kundër vendimit të gjykatës e cila ka miratuar prishjen e godinës së tyre.

Ata janë kundër aksionit të Përmbarimit pasi  pretendojnë se janë në proçes në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit nuk e ka dhënë vendimin e saj.

Vëllezërit Bejko kërkojnë që të pritet vendimi i Gjykatës së Lartë.

vellezrit bejko
Dy vëllezërit Bejko sot në tarracën e pallatit