Humbën thellë më 14 maj, Korreshi: Ta shohim fajin te vetja, nuk kemi përcjellë alternativë bindëse për njerëzit! Koçi: Na favorizoi opozita

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi fajëson situatën e brendshme të opozitës për rezultatin në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Korreshi thotë se se u zhgënjyen por duhet të kthejnë gishtin nga vetja sepse nuk përcollën alternativë bindëse për vendin.

Të njëjtin mendim kishte edhe deputeti i PS Petro Koçi, i cili tha se u favorizuan nga situata në të cilën ndodhet opozita që e cilëson më dobët se në zgjedhjet e vitit 2021.

“Na ka favorizuar edhe situata në të cilën ndodhet opozita. Është më dobët se në vitin 2021. Në 2021 pavarësisht se kush e drejtonte, ishte e bashkuar. Këtë herë ishte e copëtuar dhe e demotivuar. Nuk e di nëse kishte elektorat që besonte”, tha Petro Koçi.

“U zhgënjyem. Kësaj radhe nuk kishte gare. Faktori kryesor është opozita, problematika jonë që kemi. Në Mallakastër po të ishin 2 kandidatët do e kishin fituar. Edhe në Roskovec mund të kishim fituar se gara ishte e ngushtë. Kisha pritshmëri edhe për vendet ku kishim punuar si në Divjakë, por pavarësisht cfarë bëjnë njerëzit poshtë, ndikon situata e PD lart. Nuk kemi përcjellë alternativë bindëse për njerëzit. Nga 2021 e këtej kemi rënie në elektorat. Po të hysh në Lushnje, nuk ka asnjë demokrat prej 10 vitesh. Do i bëja ftesë Kocit, ju lutem na e shihni pak Lushnjen”, tha Saimir Korreshi.

Ndër të tjera, Koçi u shpreh se opozita duhet të gjejë forcën për të bërë analizë por supozon se kjo nuk i intereson dyshes Berisha-Meta dhe Alibeajt.

“Ka patur riorganizime të institucioneve shtetërore që e kanë prekur dhe Lushnjen por në fakt Lushnja është transformuar dhe vijon të transformohet. Ka qenë realitet më rural dhe tani është modernizuar. Vijojnë modernizimet dhe në qytet. Nga ajo që kemi parë bëhet fjalë për transformime me natyrë rrënjësore. Mendoj që opozita duhet të gjejë fuqinë për të bërë analizë të vërtetë. Nga ajo që e shoh, e shoh më objektiv dhe më realist e më të përgjegjshëm. Ata që drejtojnë nuk janë të interesuar për të bërë analizë, Berishën dhe Metën dhe Alibeaj. Nuk kemi një opozitë kredibile, duke përfaqësuar çiftin Berisha-Meta është e vështirë që një elektorat si Tirana ta administrosh ndaj arritëm rezultat të madh”, tha Koçi.

Deputeti Korreshi bëri një koment edhe për situatën në Shkodër duke thënë demokratët nuk shiten. Sipas tij vetëm hallexhintë mund të shesin votën për një vend pune apo përkrahje sociale.

“Kanë ndikuar shumë problematikat e brendshme në Shkodër se janë hequr shumë kryetar të njësive që nuk na kanë mbështetur më 6 mars. Fajin duhet ta shohim te vetja se ka diçka që nuk shkon. Demokratët bio nuk shiten ashtu siç nuk shiten socialistët real. Vetëm hallexhinjtë shiten me këmbim të një vendi pune, përkrahje sociale dhe lekë cash kur nuk kanë ku e gjejnë kokrrën e krypës. Një demokrat real të merr lekë e s’të jep votën. Ne s’patëm kohë t’i përballeshim. Rama e fokusoi fushatën te situata jonë”, tha Korreshi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?