Humbet Skënderbeu, Kukësi merr
kryesimin, fitojnë Tirana-Partizani

Humbet Skënderbeu, Kukësi merr<br />kryesimin, fitojnë Tirana-Partizani
Teuta humbet në Shkodër përballë Vllaznisë me rezultatin minimal 1-0. Të dy ekipet krijuan volum roje dhe raste për shënim, por vendasit u treguan të saktë para portës duke shënuar golin e fitores me Shtubinën në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Në drejtimin e trajnerit të ri dhe me hapësirën që u ka krijuar të rinjve në formacionin e parë, produkt vendas i dalë nga akademia, shkodranët premtojnë një rikthim të shpejtë në vendet e parë në edicionet në vazhdim ose mund të mbushin arkat nëse do t’i shesin.
 
Elbasani-Kukësi 0-4
Në ndeshjen ndaj Elbasanit, Kukësi luajti për golavarazh, pasi fitorja as që diskutohej. Elbasani tashmë i rënë nga Kategoria Superiore ka filluar që të mendojë për edicionin e ri në Kategorinë e parë dhe rikthimin sa më të shpejtë sërish në elitë.

Për Kukësin 4 golat i shënuan, Xheferson 9' Pejiç 39' 47' dhe Dushku 70'. Sulmuesi kroat me dy golat e shënuar duket se këtë edicion do të rrëmbejë “Këpucën e Artë”, ndërsa me Kukësin synon titullin e parë në historinë e futbollit shqiptar.


Laçi-Skënderbeu 1-0
Surpriza e javës së 29-të Superiores është padyshim humbja e kampionëve të Skënderbeut në Laç me rezultatin 1-0.

Edhe pse me dy lojtarë më pak, Sefa i larguar në të 11’ dhe Çela në të 80’, bardhezinjtë arritën që ta përballonin Skënderbeun me denjësisht, madje duke shënuar në minutën e 4 shtesë me Sefgjinin pas përfundimit të 90’ të kohës së rregullt. Me humbjen e pësuar, Skënderbeu lëshon kreun.

Flamurtari-Tirana 1-2
Tirana fiton përballë Flamurtarit me rezultatin 1-2, golat u shënuan nga Muça dhe Bushiç. Bardheblutë zhvilluan një ndeshje të mirë në Vlorë duka kaluar në avantazh shumë shpejt me Muçën në minutën e 2.
 
Edhe pse pësuan, kuqezinjtë nuk hoqën dorë nga ndeshja duke barazuar me Bregun në të 47’. Megjithatë Tirana ishte më superiore në fushë duke shënuar me Bushiç.
 
Partizani-Apolonia 1-0
Partizani me shumë vështirësi shënon një gol përballë Apolonisë, por e rëndësishme është fitorja që i jep tre pikë më shumë vlerë që e ngjisin akoma më shumë drejt kryesimit, pas humbjes së Skënderbeut.
 
Edhe përballë firakëve, Partizani iu fal golit të serbit Racic. Ndërsa Apolonia thuajse është e rënë nga Kategoria edhe pse matematikisht ka ende shanse.

d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'