Zamira Durda, e cila humbi djalin vetëm 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, ka folur për Report Tv, pas shtyrjes së seancës ndaj Fatmir Mediut. Në një intervistë për sot ‘Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Durda bëri thirrje për drejtësi, duke thënë se ka 15 vite dyerve të gjykatave. Tragjedia e Gërdecit, Durda tha se i mori jetën djalit të saj të pafajshëm, që asokohe nuk e dinte as ça ishin predhat.
Durda kërkon që të bëhet palë në çështje, ndërsa tha se nuk ka besim te SPAK, pasi janë prokurorët që kërkuan të mos bëhen palë e çështjes.
“Duhet të jemi palë e procesit, se ne e kemi kërkuar në të gjitha shkallët herë pas here, vit pas viti. Kjo çështje nuk është parashtruar për sa kohë nuk ka një vendim. Për ne që na morën 26 familjarë? Ku do ta gjejmë të drejtën? Nuk kam besim te SPAK, janë prokurorët që na kanë përjashtuar neve. Dua të zbardhur vendimin e gjykatës. Ishte një fëmijë i pafajshëm 7 vjeç, nuk i njihet as predhat as municionet. Përgjigja ishte pusho zonjë se do dalësh përjashta. Përse nuk zbardhet tragjedia e gërdecit. Spak dhe institucionet e reja të drejtësisë kanë dështuar. I them prokurorit që ka në çështje në dorë të kenë këllqe pak më shumë, se i kanë masat e sigurisë. Nëse nuk zbardhet tragjedia e gërdecit, të gjitha dosjet e tjera për mua janë të kota. Nëse pranohemi ne, do ndryshojë akuza. Janë prokurorët që s’duan të na bëjnë pjesë të procesit. Do dilnin prova të tjera”, tha Durda në Report Tv.
Në Gjykatën e Posaçme nisi gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit, por seanca e sotme u shty për më 9 maj, pasi mungonin dy prokurorë. Avokatët e Mediut kanë kërkuar pushimin me argumentin se çështja është parashkruar pasi kanë kaluar më shumë se sa 10 vjet nga koha e kryerjes së veprës penale, shpërdorim i detyrës, deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur. Nga ana tjetër, familja Durda kërkon që të bëhet palë në çështje, por GJKKO nuk pranoi.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?
-
Po
83.9%
-
Jo
10.6%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 236
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Pse fenomeni 'McGonigal', tani është më i rrezikshëm për Berishën
27 Shtator, 19:08
-
Përshkallëzimi në veri, analistja në Report Tv: Lista Serbe, organizatë terroriste, Kosova t’i rikthehet dialogut! Opozita të jetë në një zë me Kurtin për të luftuar agresionin
27 Shtator, 11:57
-
Petro Koçi në Report Tv: Të merret si provë procesverbali i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë një javë pas Gërdecit! Trebicka më tha se kishte takuar Shkëlzen Berishën për çmimin e fishekëve
25 Shtator, 20:15
-
Kukësi ‘karton të kuq’ Berishës, analisti në Report Tv: Po merr më qafë dhe Ilir Metën! Kreu i PL-së, ka vënë bast me kalin e lodhur
25 Shtator, 13:57
-
Procesi i Gërdecit/ Pse SPAK shmang të thërrasë si dëshmitarë kyç Sali Berishën, kunatën dhe Rrahman Selmanllarin, shokun e Shkëlzenit?
24 Shtator, 16:03
-
Fantazia e Berishës: Shkëlzeni në SPAK s’është asgjë para ‘Ramës në aeroport…’!
23 Shtator, 19:55
-
Pse GJKKO nuk merr si provë procesverbalin e Këshillit të Sigurisë një javë pas tragjedisë së Gërdecit? Debati në sallë dhe pista mbi te huajt e sajuar nga Berisha
23 Shtator, 19:52
-
Mero Baze: Parada e shpifur me dëshmitarët e Gërdecit, 15 vite më pas
23 Shtator, 19:50
-
Gërdeci/ SPAK kërkon për herë të parë dëshminë e ish-shefit të shtabit të ushtrisë Luan Hoxha! U arratis nga Shqipëria pas publikimit të kabllogramit ku thuhej se u ankua për Shkëlzenin
23 Shtator, 16:31
-
Gjyqi i Fatmir Mediut, SPAK kërkon dëshmitar Kol Dedgjonin! Ish zyrtari i ministrisë së Mbrojtjes ishte kundër çmontimit të armëve në Gërdec! S'firmosi për fabrikën e demontimit
23 Shtator, 14:20
-
Gjyqi për Fatmir Mediun, SPAK kërkon Shkëlzenin, dëshmitar në Gjykatë! Zamira Durda: Gërdeci, krim shtetëror nga babëzia për para! Fajtor dhe Sali Berisha
23 Shtator, 11:58
-
Ylli Pata: 'Gërdeci', çfarë mund të sjellë gara e dëshmitarëve 'VIP'
22 Shtator, 19:27