Humbi gjurmët në majën më të lartë në botë, droni zbulon vendodhjen e alpinistit britanik/VIDEO

Humbi gjurmët në majën më të lartë në botë, droni zbulon vendodhjen e alpinistit britanik/VIDEO

Alpinisti britanik

Një alpinist  nga Britania Rick Allen, 65-vjeç, është filmuar nga një dron  në njërën nga kodrat më të larta në botë, pasi mendohej se kishte rrëshqitur në akull dhe për më shumë se 36 orë nuk dihej asgjë për të.

Alpinisti nga Aberdeenshire i Anglisë, po kthehej nga një ngjitje që kishte bërë në njërën nga kodrat më të mëdha në botë. Dhe në një moment kishte rrëshqitur në akull, dhe baza nga ku ishte nisur, ishin alarmuar kur kishin gjetur çantën e tij në kodër.

Por, kolegët e tij Bartek Bargiel dhe Andrzej që të dy nga Polonia, vendosën të përdornin dronin për ta kërkuar në këtë zonë të rrezikshme.

Fatmirësisht arritën ta lokalizojnë në mbi 6 mijë metra lartësi mbi nivelin e detit, ku më pas i telefonuan autoriteteve lokale që arritën ta shpëtojnë. Ai kishte qëndruar në kodër për plotë 36 orë pa ushqim dhe ujë, megjithatë ka shpëtuar me vetëm një gisht të mpirë nga i ftohti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja