Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur Mallakastrën, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë ka ndërruar jetë një 16 vjeçar dhe është plagosur një 18 vjeçar. Ditën e sotme, në vendin e aksidentit kanë mbërritur të afërm dhe banorë të zonës të cilët kanë vendosur shenja përkujtuese në vendin ku ndodhi.
Viktima dhe kolegia
Lidhur me ngjarjen e rëndë është prononcuar edhe kuzhinierja e lokalit ku punonte si kamarier 16 vjeçari që vdiq.
‘Ai dje ka ardhur dje tek shtëpia ime më, tha nuk jam mirë do të vemi tek një vend i mirë, kam parë ëndërr një gjë të keqe. Do pyesim, nuk jam mirë më tha, kam vajtur në Drenovë, kam ndezur një qiri. Na ka prekur shumë ne si kolegë. Burri im ka vdekur në këtë rrugë, edhe asgjë nuk është bërë. Kam fëmijë vetë. Ishte djal i shkathët nuk e prishtë gojën. I thonim do të martojmë do të rrisim. Po qanin gjithë rinia për të.’- u shpreh kolegia e tij.
Rruga nacionale Fier-Ballsh, ka probleme përsa i përket infrastrukturës rrugore. Pikërisht edhe rruga mbi urën siç shikohet nga pamjet ka të çara në bazamentet lidhëse të urës. Problem tjetër është mungesa e sinjaliatikës dhe ndriçimi rrugor në këtë rrugë.