TIRANE-Përcillet për në banesën e fundit Elton Macolli, vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

Miqtë, familjarët dhe të afërmit i dhanë sot lamtumirën e fundit 37-vjeçarit që punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Ai humbi jetën në një aksident pasditen e djeshme në tunelin e aksit Tiranë-Elbasan, pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion.

Shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i makinës tip 'Seat' ku udhëtonte vëllai i deputetes dhe për pasojë Macolli është përplasur me kamionin.

Makina e Elton Macollit ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi, e për pasojë ka shpërthyer në flakë, pa asnjë mundësi shpëtimi.

Identifikimi ishte i vështirë për shkak të dëmtimeve të mëdha që ai kishte marrë nga goditjet dhe flakët. Automjeti tip 'Seat' është gjetur me dyert e tavanin të hapura nga shpërthimi.

Varrimi i Elton Macollit, fotot e publikuara nga Agim Rama



Elton Maçolli