KUKËS- Një 37-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të hëne pasi humbi kontrollin e makinës me të cilën po udhëtonte.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50,  në fshatin Arrë.

Viktima është identifikuar me inicialet D. D., 37 vjeç, banues në këtë fshat. Ai humbi kontrollin e kamionçinës për pasojë gjeti vdekjen.

"Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton Policia.