Një 82-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”.

Sipas policisë, Hyqmet Dervishi ka qenë duke drejtuar automjetin kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë.

I moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t'u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të dokumentuar dhe sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

"Në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”, shtetasi H. D., 82 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. D. është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit"