Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar, i cili pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit ka dalë nga rruga.
Uniformat blu bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50, ku 33-vjeçari me iniciale A. L., duke drejtuar automjetin tip “Ford ”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Nga aksidenti i ndodhur është dëmtuar shoferi 33-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.