Një makinë tip “Golf” ka përfunduar në një dyqan lulesh në Vlorë, pasi si pasojë e shpejtësisë së madhe drejtuesi i saj ka humbur kontrollin.

Dy të rinjtë të cilët ndodheshin në makinë, drejtuesi dhe pasagjeri, kanë braktisur menjëherë automjetin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, pa asnjë dëmtim. 

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk është lënduar asnjë qytetar, në trotuar apo në dyqanin e luleve.

1624978410_1624977979AKSIDENT.jpg