KUKES- Kufoma e dekompozuar e nënës së tre fëmijëve u gjet sot në mëngjes në këmbët e urës së Kukësit. Thëllënza Rezmati ishte zhdukur tre muaj më parë nga banesa e saj në lagjen nr 5 të Kukësit dhe për 90 ditë nuk ishte mësuar asgjë rreth saj, vetëm sot, kur ujrat e shterruara të Liqenit të Fierzës nxorrën në sipërfaqe trupin e pajetë.
Prapa kësaj ngjarjeje, (të paktën nga të dhënat e para) fshihet një histori e dhimbshme. Sipas policisë dyshohet se gruaja ishte larguar nga banesa nga frika e bashkëshortit. 40 vjeçarja kishte menduar se kishte humbur një shumë prej 3 mln lekë të vjetra që bashkëshorti i kishte dhënë për të ruajtur. Nga frika e bashkëshortit është vetëmbytur.
Pasi u denoncua në polici zhdukja e nënës së tre fëmijëe, (në qershor) u hodhën dhe dyshimet fillimisht për grabitje, më pas se gruaja mund të ishte zhdukur me paratë. Por nga kontrolli i banesës, policia gjeti paratë që Thëllënza i kishte fshehur nën dyshek. Hetimet e para flasin për një vetëmbytje të gruas në kushtet e një depresioni të lartë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com