Këngëtarja shqiptare me fame botërore, Bebe Rexha ka njoftuar se ka humbur një nga miqtë e saj nga koronavirusi.

Bebe Rexha e cila jeton prej vitësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një lutje për të gjithë.

Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga coronavirusi në moshën 45 vjeç. Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutem,” ka shkruar Bebe.

Ajo gjithashtu i ka bërë edhe disa thirrje presidentit Trump.

 “Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat me qira, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa virusi corona të jetë nën kontroll.

Miliona amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, ka shtuar këngëtarja.