Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku trajneri i një skuadre është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Mësohet se trajneri i Llapit në Kosovës, Bylbyl Sokoli është dhunuar nga tre persona në hyrje të banesës së tij në rrugën “Luan Haradinaj”.
Ambulanca duke transportuar trajnerin Bylbyl Sokoli
Siç raportojë edhe mediat kosovare, në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca, ndërsa kjo e fundit e transportoi trajnerin për në spital. Kujtojmë se ngjarja në fjalë vjen një orë pasi përfundoi ndeshja e Prishtinës me Llapin, ku kryeqytetasit fituan 2-1.
Komento