DURRËS- 40-vjeçari Euglent Lamçe humbi jetën, teksa punonte në kantierin e ndërtimit në Portin e Durrësit, ku investitori nga Dubai Mohamed Alabbar po zhvillon kompleksin rezidencial “Durrës Marina”.
Policia bën të ditur se punëtori i ndërtimit humbi ndjenjat gjatë punës, rreth orës 15.00. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Durrësit, por nuk arriti të mbijetojë. Paraprakisht dyshohet se punëtori ka pësuar arrest kardiak, por ekspertiza mjeko-ligjore pritet të thotë fjalën e fundit.
Sipas burimeve policore, 40-vjeçari po punonte në objekt sëbashku me grupin e punës. Në një moment nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat.
“Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, shtetasi E. L., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi. Ai është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.











Komente
Komento