Një histori e cila pati një fund të lumtur kjo e vogëlushes 6-vjeçare që u gjend e humbur ditën e sotme në një resort në Tiranë. Pasi ka qëndrua 7 orë në komisariatin nr.6 të Tiranës, më në fund ajo do të mund të shkojë në shtëpi.

E ëma e saj është paraqitur në komisariat për të marrë të bijën, ku vogëlushja e ka përqafuar e lumtur. Në dëshminë e saj në polici, e ëma deklaroi se e dinte që vajza ishte në shtëpi. Sipas saj vogëlushja ishte kthyer nga shkolla dhe kishte gjetur derën mbyllur, pas kësaj ishte trembur dhe ishte larguar.

6-vjeçarja u gjend e braktisur në një resort në Tiranë ditën e sotme nga policia, ku më pas është dërguar për në komisariatin nr.6

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com