Humbi në UEFA, Braçe tallet me
Dukën: Tani ha sushi dhe kthehu

Humbi në UEFA, Braçe tallet me<br />Dukën: Tani ha sushi dhe kthehu
Deputeti socialist Erion Braçe dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk kanë marrëdhënie të mira mes tyre. 

Prej një kohe të gjatë Braçe dhe Duka replikojnë në distancë mes tyre për problematikën që shoqëron futbollin shqiptar. Deputeti socialist i është kundërvënë Dukës edhe për kandidimin e tij për në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Gara nuk e nxori fitues Presidentin e FSHF-së, çka ka bërë që Braçe të tallet jo pak me të në rrjetet sociale.

"Ai nuk fiton ku luhet drejt; Ai fiton veç në zyrat e tij! Nejse, po e përsëris, humbja as që vlen për lajm. Lajm është kufizimi i mandateve. Tani, edhe një darkë me sushi dhe kthehuni. Na duheni për rregullin e kufizimit të mandateve!!", shkruan Braçe. 

Postimi i Erion Braçes në Facebook:
"Po ju si mendoni? Si një çlirim! Tani çlirim futbollit përmes kufizimit të mandateve pa fund në federatë!! UEFA ka marrë sot dy vendime të rëndësishme; I pari, ai i kufizimit të mandateve në tre, për drejtuesin e UEFA-¬s dhe Komitetin Ekzekutiv të saj. I dyti, ai i zgjedhjes se Komitetit Ekzekutiv, pas tallazeve të mëdha në këtë institucion prej korrupsionit.

Për të parin, unë shpresoj shumë që ky rregulli i kufizimit të mandateve për UEFA-n, të vlejë edhe për federatat anëtare, duke i dhënë fund sundimit pafund edhe në futbollin shqiptar. Për të dytin, Ai nuk ja doli, nuk fitoi!! E kishte një përpjekje personale, legjitime për cilindo -me thënë të drejtën, por kaq. Kur një garë krejt rutinë, dikush ta kthen përmes TV-së thuajse në një ndeshje të madhe, natyrisht ka gjasë ta bëjë edhe groteske. Kështu ndodhi; Të sigurt në “fitore”, sepse Ai po hyri në garë nuk mundet- thonë oborrtarët.

Nuk ju mjaftoi Erseka ku Ai hyri në garë e u mund keq, shumë keq. Duhet të shkonin në Helsinki për të provuar dy gjëra: Ai nuk fiton ku luhet drejt; Ai fiton veç në zyrat e tij! Nejse, po e përsëris, humbja as që vlen për lajm. Lajm është kufizimi i mandateve. Tani, edhe një darkë me sushi dhe kthehuni. Na duheni për rregullin e kufizimit të mandateve!!"


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)