Humbi në ujërat e lumit Drin, gjendet pas 1 muaji trupi i pajetë i peshkatarit nga Dibra! Rrjedha e lumit e çoi deri në Liqenin e Fierzës (VIDEO)

Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit nga Dibra, Tefik Xhika. Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi i 50-vjeçarit është gjetur nga banorët e zonës në Liqenin e Fierzës.

Kujtojmë se Tefik Xhika, humbi në ujërat e lumit Drin teksa peshkonte ndërsa ishin banorët e zonës dhe familjarët që denoncuan zhdukjen e tij.

Rjedha e lumit mësohet se e ka çuar trupin e Xhikës deri në Liqenin e Fierzës. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt Tiranës për ekspertizë.

Xhika humbi në ujërat e Drinit më 26 dhjetor 2021 teksa peshkonte. Familjarët nisën kërkimet për javë të tëra me radhë por pa sukses.

Ndërsa ditën e sotme, trupi i të ndjerit është gjetur në Liqenin e Fierzës nga banorët e zonës dhe i është dorëzuar autoriteteve.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja