Humbi një medalje, por fitoi një bashkëshort! I dashuri i propozon live sportistes argjentinase në Tokio

Humbi një medalje, por fitoi një bashkëshort! I dashuri i propozon live sportistes argjentinase në Tokio

Nuk fitoi një medalje në Tokio, argjentinasja Maria Belen Perez Maurice, por ndoshta ka fituar diçka më të rëndësishme, dashurinë e jetës.

Atletja që garonte në disiplinën e skermës sapo kishte humbur garën në turet kualifikuese kur trajneri i saj, njëkohësisht edhe shoku i jetës prej 17 vitesh,  Lucas Saucedo, u afrua.

Ai nuk i ofroi një shami për t’i fshirë lotët, por një pusullë që shkruante disa fjalë të thjeshta por të paharrueshme: “Do martohesh me mua?  Të lutem”.

Maurice kësaj radhe nuk e humbi momentin dhe pranoi duke harruar disfatën e disa minutave më parë.

Momenti i propozimit ishte edhe më surprizë pasi 36-vjeçarja ishte duke analizuar humbjen e saj në një intervistë me televizionin argjentinase kur Saucedo u shfaq me shënimin në duar .

Ajo shtoi se ata kishin diskutuar të martoheshin më parë por ajo kishte ngelur e befasuar nga propozimi.

Saucedo tha se ai kishte filluar të mendonte për propozimin një natë më parë, edhe pse nuk kishte një unazë. Ai mori ca letra nga një vullnetar dhe më pas vendosi që ai do ta pyeste të dashurën e zemrës pas humbjes.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • te gjithe si aziatiket tashme: 27/07/2021 08:37

    bukur bukur, po masken pse e mban kur puth gruan a derzi, akoma se ke kuptuar te verteten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën