Gjatë vizitës së tij në Japoni, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron u prit nga homologia japoneze Sanaee Takaichi në një ceremoni ku u intonuan himnet e dy vendeve.

Pas nderimit të himneve, të dy liderët parakaluan para trupave ushtarakë të veshur me të bardha që mbanin në duar flamujt e Shqipërisë dhe Japonisë.  Kryeministrja japoneze takoi gjithashtu edhe anëtarët e delegacionit të Shqipërisë, duke takuar ministren Delina Ibrahimaj, Ervin Demo etj.

Pas shtrëngimit të duarve, të dy delegacionet u ulën përballë tjetrit në një sallë gjigande. 

"E mirëpres me zemër vizitën e kryeministrit Rama sot. Jam shumë e lumtur t’ju takoj sot për herë të parë.  Shqipëria është një partnere e rëndësishme me të cilën ndajmë parime dhe vlera të përbahskëta. Jemi të kënaqëura që negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme. Japonia në kuadër të nismës së bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor do të vijojë të mbështesë fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I shpreh respekt Shqipërisë për kontributin aktiv që jep në stabilitetin rajonal. Ju falënderoj për mbështetjen e vizionit për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”" tha kryeministrja japoneze 

Kryeministri Rama nga ana e tij e falenderoi homologen japoneze për mikëpritjen dhe e ftoi t'i bashkohet samitit të NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, duke u bërë kështu kryeministrja e parë japoneze në një vizitë shtetërore në Shqipëri 

“Ju falënderoj për mikrëpritjen që nuk do ta harroj. Kam dëshirë të them që kam patur mundësinë të jem pjesë shumë ceremonive po kjo e sotshmja është e veccantë. Dua të them që kjo është vizita ime e dytë në Japoni. Me shumë kënaqësi presim fuqizimin e kësaj marrëdhënie, të bazuar tek vlerat dhe parimet e përbashkëta, për botën ku dëshirojmë të jetojmë. Është e vërtetë që e kam parë strategjinë e Indo Paqësorit dhe e mbështesim plotësisht. Me shumë kërshëri presim të eksplorojmë mundësi të ndryshme se si mund të afrohemi me Japoninë. Vitin e ardhshëm në Tiranë do të organizojmë samitin e NATOs, ndaj dua tju ftoj në atë samit. Kur të vini do të jetë rasti i parë kur një kryeministër i Japonisë në një vizitë shtetërore. Do të ishte kënaqësi t’ju mirëprisnim dhe të marrim ‘hak’ për këtë mikëpritje kaq të ngrohtë që na keni ofruar dhe na ka lënë mbresa. Më lejoni t’ju përgëzoj për fitoren fantastike. Është mbresëlënëse që shohim një grua në krye të qeverisë, jeni e dyta pas Margaret Thatcher. Faleminderit shumë dhe një urim për ju dhe popullin tuaj" tha kryeministri Rama nga ana e tij. 

Katër ditët e fundit kanë qenë të ngjeshura për kreun e qeverisë i cili ndërmori një vizitë në Korenë e Jugut dhe në Japoni. Axhenda e tij përfshinte një sërë takimesh me kryeministra dhe drejtues të kompanive më të mëdha në botë me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimeve aziatike në Shqipëri.