Antonio Cassano i ka dalë në mbrojtje Kristjan Asllanit. Lojtari i Inter humbi rastin përballë ter Stegen në barazimin 3-3 që Inter mori në Camp Nou kundër Barcelonës. Në minutën e 94 të ndeshjes, Asllani mundi t'i jepte tri pikë të tijve në Champions League, me legjendën e sulmit italian që i ka dalë në krah elbasanasit 20 vjeçar.
“Napolin e prisja të bënte një paraqitje të mirë. E prisja më pak ndeshjen e madhe të Interit pasi nuk mendoja se do të shkonte atje dhe të bënte një ndeshje me kurajë dhe ide. Të luash në “Camp Nou” flakë për flakë është shumë e vështirë. E meritonin të fitonin. Kur Interi sulmonte, i bëri me dhimbje koke, ka bërë një ndeshje të madhe.
Asllani? Në fund nëse Asllani e dërgonte topin në rrjetë bënin 4-3, por është normale që aty të gjuajë dhe nuk është problem. Tani të gjithë po shfryjnë kundër djaloshit, jo, nuk duhet. U gjend aty dhe gjuajti. Interi me të vërtetë ka bërë një super ndeshje dhe nuk e mendoja. Mendoja se do të mbroheshin gjithë ndeshjen, por përkundrazi kishte kurajë. Më pëlqeu, me të vërtetë një ndeshje e madhe e Interit”, tha Cassano.