Humbi trinjakët në spitalin e Bulqizës, përkeqësohet shëndeti i 31-vjeçares, sillet në Tiranë

31-vjeçarja Enkeleida Rexhepi e cila humbi trinjakët në muajin e gjashtë të shtatzënisë një ditë më parë në spitalin e Bulqizës (Lexo këtu), është sjellë me urgjencë në QSUT për mjekim më të specializuar. Ditën e sotme shëndeti i Enkeleidës është përkeqësuar dhe mjekët e spitalit të Bulqizës kanë rekomanduar dërgimin e menjëhershëm drejt Tiranës. 

Ajo u mbërriti në spitalin e Bulqizës mesditën e djeshme në gjendje të rëndë, por aty nuk ka patur as mjekë dhe as sallë operacioni dhe për lindjen e saj u asistua vetëm nga një in31-vjefermiere. 

31-vjeçarja ka deklaruar se ajo kishte kohë që nuk ndjehej mirë, por edhe pse kishte kryer një kontroll në Tiranë, mjekët i kishin thënë të paraqitej pas një muaji. Ajo tha për Report Tv se fëmijët lindën gjallë, por humbën jetën pas një ore (Lexo këtu).

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK