Humbin avionin për te funerali
i babait, piloti kthehet ti marrë

Humbin avionin për te funerali<br />i babait, piloti kthehet ti marrë
Manovrat për të arritur në pistën e avionit ishin kryer dhe asgjë nuk do mund ta ndalte avionin e Delta Airlines, i cili nga Minneapolis po bënte fluturimin e fudit të ditës për në Memphis, SHBA. Asgjë përveç pilotit, i cili nga dritarja e tij, pa gjithë familjen në lot.

U ndal me shpejtësi dhe u kthye për të marrë familjen. I kuriozuar ai kërkoi informacione nga personeli në tokë dhe kështi që u kthye në heroin e familjes Short, e cila kishte ardhur nga Phoenix për të fluturuar drejt Memphis, ku mëngjesin pasardhës do të zhvillohej funerali i babait Jay, i ndarë nga jeta prej kancerit në moshën 56­ vjeçare.

Për ta humbja e avionit do të thoshte mungesë në funeralin e tij. Piloti tha se kishte parë shumë trishtim në fytyrat e tyre dhe kur mësoi për historinë vendosi që të kthehej dhe ti merrte.

Kështu familja Short, vejusha Marica dhe tre fëmijët, nuk po u besonin syve kur avioni u afrua drejt tyre. “Janë kaq të rralla ngjarje të tilla. Është kaq e pazakontë që dikush të ndalet dhe të sillet kështu”, tha djali i të ndjerit Rick. Ndërkohë vajza tjetër, Nicole Weibel, e cila publikoi historinë e në Facebook, tha se nuk arrinte të përmbahej nga lotët. 

Familja nuk i di emrat e plotë të pilotëve të cilët i ndihmuan të arrinin në kohë në funeral, por lexuan mbiemrat e tyre në mjetet e identifikimit dhe kështu shprehin falenderime për “Pilotët Adams dhe Anderson të fluturimit DL 3955 të 19 dhjetorit 2015 nga MPLS­St Paul në Memphis i Delta. Faleminderit nga thellësia e zemrës, u shpërblefshit dhjetë herë më shumë/noa

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)