MALLAKASTËR- Një familje italiane është shpëtuar nga Policia e Mallakastrës në bashkëpunim me banorë të zonës së Rabijes. Ata kanë qenë duke eksploruar vendin tonë dhe kanë humbur rrugën.

Më pas kanë kërkuar ndihmën e policisë e cila është vënë në kërkim të tyre. Pas disa orësh kërkime u bë e mundur gjetja e familjes italiane, burrit, gruas shtatzënë dhe 2 fëmijëve të tyre.

Ata janë strehuar në banesën e një banori të zonës i cili mirëpriti ata në shtëpinë e tij.