Humbin jetën 17 qytetarë nga COVID, shënohen 475 raste të reja

Humbin jetën 17 qytetarë nga COVID, shënohen 475 raste të reja

Infektivi

17 qytetarë kanë ndërruar jetë për shkak të COVID, në 24 orët e fundit në vendin tonë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën: 2 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 54- 86 vjeç.

Ndërkohë që numri i rasteve të reja me COVID ka rënë. Ministria njofton se nga 3005 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv me koronavirusi 475 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 749 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,810 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2666 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 30,031 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, nga 4 raste në Kamëz, Sarandë, Bulqizë, nga 3 raste në Krujë, Devoll, Lushnje, Përmet, Gramsh, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, Kuçovë, Cerrik, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Dibër, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Mars 2021)

Raste të reja ditore        475

Të shëruar në 24 orë     749

Të shtruar në spitale      445

Humbje jete në 24 orë   17

Testime ditore           3005

Testime totale          517,081

Raste pozitive           118,492

Raste të shëruara       81,810

Raste Aktive                34,605

Humbje jete                2077

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      23202

Fier          2566

Durrës      1618

Vlorë         1554

Shkodër     1295

Gjirokastër 1223

Korçë    846

Lezhë     734

Elbasan     545

Berat    357

Dibër    350

Kukës 315

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkoder: 16/03/2021 18:10

    Edhe sa kena mbete qe ta llogaris kur do shuhemi krejt si popull. Edhe sa here kena me ba votime dmth

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Debate te Komisioni i Sigurisë, Dogjani kërkon me ngulm fjalën! Nasip Naço: Pse ke frikë nga ministri

Debate te Komisioni i Sigurisë, Dogjani kërkon me ngulm fjalën! Nasip Naço: Pse ke frikë nga ministri