Humbin jetën 21 qytetarë nga COVID, shënohen 851 raste të reja me koronavirus! Ndërron jetë 27-vjeçarja në Berat

Sërish shifra të larta të personave që kanë ndërruar jetë nga COVID 19, janë shënuar në vendin tonë. Ministri njofton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 21 qytetarë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 42-94 vjeç.

Sakaq në 24 orët e fundit është janë kryer 3149 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 851 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 766 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,793 vaksinime. Në 24 orët e fundit janë shëruar 903 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,076 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

377 raste në Tiranë, 48 në Pogradec, nga 30 raste në Elbasan, Kavajë, 29 në Durrës, 28 në Vlorë, 27 në Shkodër, 26 në Fier, 25 në Berat, 23 në Lezhë, 21 në Sarandë, 19 në Krujë, 18 në Peqin, 17 në Korçë, 14 në Kamëz, nga 12 raste në Lushnje, Mirditë, 9 në Gjirokastër, 7 në Kuçovë, 6 në Kukës, nga 5 raste në Kurbin, Has, Librazhd, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Tepelenë, Vorë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Belsh, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Mallakastër, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Skrapar, Patos, Cerrik, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (3 Mars 2021)

Raste të reja ditore       851

Të shëruar në 24 orë     903

Të shtruar në spitale      606

Humbje jete në 24 orë   21

Testime ditore               3149

Testime totale          476,017

Raste pozitive          109,674

Raste të shëruara       72,076

Raste Aktive              35,742

Humbje jete               1,856

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23219

Fier         2635

Vlorë       1780

Durrës     1629

Shkodër   1342

Gjirokastër 1088

Elbasan    899

Korçë       894

Lezhë       795

Berat        774

Dibër       349

Kukës     338

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:34
Ndërron jetë nga COVID një 27-vjeçare nga Berati, ishte prej ditësh në intubim te Infektivi

Një lajm i trishtë ishte për qytetin e Beratit humbja e jetës së një 27-vjeçareje nga lagjia "Donika Kastrioti". Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga Coronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Infektiv në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital. Ditë zie ka qënë kjo e sotmja, jo vetëm për familjarët e Ariolën që e përcollën për në banesën e fundit, por edhe për të gjithë miqtë e ata që e njihnin dhe e donin. 27-vjeçarja nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës