TIRANË, 19 Gusht/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Dy minatorë kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po punonin në minierën e Fushë-Lopës në Martanesh.
Burime nga Policia e rrethit Mat, bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 9:40', kur një grup minatorësh po punonin brenda në galeri dhe gjatë gërmimeve një masiv gurësh ka rrëshkitur duke i marrë jetën dy minatorëve.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar për të nxjerrë trupat e dy minatorëve nga miniera, ndërsa ka nisur menjëherë puna për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes. Po ashtu mësohet se drejt Minierës së Fushë-Lopës janë nisur dhe një grup inspektorësh nga Reparti i Inspektim-Shpëtimit të Minierave për të kryer veprimet për zbardhjen e ngjarjes.(Vijon)/m.m/