Një 21–vjeçare dhe një 41-vjeçare kanë ndërruar jetë ditën e sotme në Kosovë, si pasojë e COVID-19.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Mirlinda Qyqalla. Sipas saj, 21-vjeçarja kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.

Ndërkohë 41-vjeçarja ishte shtatzënë dhe po ashtu vuante edhe nga probleme të tjera shëndetësore.

“Zyra për informim e QKUK-së,  ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur  në vitin 2000,  e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga  ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu,  rreth orës 06:35 një grua  shtatzënë,  e lindur  me 1980, e konfirmuar si COVID-19,  ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Qyqalla në një prononcim për “Telegrafi”.


Lajmi kryesor:

COVID-19 i merr jetën 21-vjeçares dhe gruas shtatzënë! Sot 705 raste të reja dhe 10 viktima në Kosovë