Humbja, Astrit Patozi: Pse nuk
duhet të çuditet Bashkim Fino...
Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi komenton zgjedhjet në FSHF përmes një analize në Facebook. Ai thotë se në Shqipëri nuk ka institucione, por vetëm kompani të mëdha apo të vogla biznesi.
Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi komenton zgjedhjet në FSHF përmes një analize në Facebook. Ai thotë se në Shqipëri nuk ka institucione, por vetëm kompani të mëdha apo të vogla biznesi. ‘Dhe si të tilla ato funksionojnë pak a shumë përmes ligjësive të ngjashme. Ku pronari apo aksioneri kryesor ka vetëm dy mundësi që të largohet, ose të lodhet e të ikë vetë, ose, larg qoftë, të vdesë. Ndaj edhe Bashkim Fino, më shumë se kushdo tjetër, nuk duhet të çuditet sot pse humbi. Sepse, një gjë që nuk e kërkon në partinë apo qeverinë e vet, nuk ka si ta gjejë tek "shtëpia" e tjetrit” shprehet ai.
Astrit Patozi sulmon edhe Bashën kur shprehet se “Armando Duka, i cili sot po akuzohet si uzurpator e plot etiketime të tjera, nuk ka asnjë arsye për të qenë shenjt, sa kohë që sheh se çfarë bëhet rrotull tij. Duke filluar nga më të mëdhenjtë e vendit, i pari fare, që nuk bën zgjedhje fare në partinë e vet, ndërsa i dyti, që vjedh edhe votat e shtëpisë së tij”. Duka fitoi sot mandatin e pestë në krye të FSHF, por Fino ka deklaruar se nuk do të njohë rezultatin sepse votuan edhe 12 shoqata fantazmë të paregjistruara.
STATUSI I PLOTE
E kam ditur se do të fitonte Armando Duka, që ditën e parë kur u hap gara për FSHF-në, por nuk desha ta flas dhe bëra mirë. Jo se jam profet, as se e njoh me mirë se të tjerët botën e futbollit shqiptar. Por se e di ndoshta pak më mirë se të tjerët që në Shqipëri nuk ka institucione, por vetëm kompani të mëdha apo të vogla biznezi. Duke filluar nga qeveria, opozita, partitë politike, universitetet, akademitë, media, shoqatat dhe padyshim edhe Federata e Futbollit nuk ka pse bën përjashtim.
Dhe si të tilla ato funksionojnë pak a shumë përmes ligjësive të ngjashme. Ku pronari apo aksioneri kryesor ka vetëm dy mundësi që të largohet, ose të lodhet e të ikë vetë, ose, larg qoftë, të vdesë. Ndaj edhe Bashkim Fino, më shumë se kushdo tjetër, nuk duhet të çuditet sot pse humbi. Sepse, një gjë që nuk e kërkon në partinë apo qeverinë e vet, nuk ka si ta gjejë tek "shtëpia" e tjetrit. Edhe Armando Duka, i cili sot po akuzohet si uzurpator e plot etiketime të tjera, nuk ka asnjë arsye për të qenë shenjt, sa kohë që sheh se çfarë bëhet rrotull tij. Duke filluar nga më të mëdhenjtë e vendit, i pari fare, që nuk bën zgjedhje fare në partinë e vet, ndërsa i dyti, që vjedh edhe votat e shtëpisë së tij.
Sepse në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, por vetëm votime, dhe sa kohë që kjo flamë do të vazhdojë, këtu nuk do të ketë institucione, por vetëm kompani private me një pronar të vetëm. Kjo vlen për zgjedhjet politike dhe për zgjedhjet lokale, për ato të partive, por edhe ato në Akademi, universitete dhe shoqata, madje edhe për administratorin e pallatit, po u bë me votim. Ndaj edhe do i ftoja modestisht të gjithë kritikët e Armando Dukës, që nëse e kanë seriozisht betejën e tyre dhe në shërbim të publikut, të mos harxhojnë kaq shumë energji me Federatën Shqiptare të Futbollit, por t'i drejtojnë prozhektorët e tyre aty ku janë rrënjët e së keqes. Tek politika, si biznesi më fitimprurës dhe pastaj sigurisht ka vend edhe për federata, shoqata e kështu me radhë...
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
37.4%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 7072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohet për fshehje të pasurisë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese! Dënimi i Fatos Lulos të konvertohet në shërbim prove
1 Tetor, 13:00
-
VIDEO/ Prag Liga e Kombeve, Jasir Asani shënon golin e gjashtë në Azi
1 Tetor, 12:48
-
Shkodra nuk përcakton se kush do të qeverisë pas 2025-ës, por ka vlerë simbolike
1 Tetor, 12:46
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor, 12:39
-
Opozita ktheu kaosin në Kuvend, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi të shqetësuar për forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar
1 Tetor, 12:28
-
Momenti i frikshëm, aeroplani rus gati sa nuk përplaset me F-16 amerikane (VIDEO)
1 Tetor, 12:27
-
‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' Krimi Kibernetik nis hetimet për mesazhet e Martinajt dhe Mihasit në SKY ECC! I denoncoi deputeti
1 Tetor, 12:16
-
Nis nga Elbasani fushata për tetorin rozë, ‘Ia vlen të jetosh’, Koçiu: Mamografi falas në çdo zonë
1 Tetor, 12:14
-
PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Policia çon në SPAK 23 deputetë demokratë
1 Tetor, 12:09
-
Burani me spinaq dhe beshamel nga zonja Albana
1 Tetor, 12:02
-
Zi në NBA, ndërron jetë një nga ikonat e basketbollit! Fitoi katër herë 'Mbrojtësi më i mirë'
1 Tetor, 12:01
-
'Kësaj i thonë p...p... s'e lirohesh!' PD e bojkotoi, PS ec para, vijon me komisionin hetimor për sterilizimin! Zbardhen replikat e deputetëve në Whast app! Vokshi: Janë NUL
1 Tetor, 12:00