Deputetja demokrate, Flutura Açka ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, ku opozita ka pësuar humbje të thellë.

Me anë të një reagimi në ''Facebook'', Açka ka shprehur zhgënjim me këtë situatë ku për të cilën tha se se është e trishtueshme dhe se fajtorët duhet të kthehen në shtëpi.

"E trishtueshme për ne: humbësat dhe babadumsat.

Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam.

Pjesë e humbjes sonë janë edhe showman-ët dhe show-woman-et e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi.
Keni moral të flisni ende ju për demokraci?!", shkruan Açka.