Humbja drastike në zgjedhje e opozitës, Açka: E trishtueshme për ne humbësat dhe babadumsat, fajtorët të ikin në shtëpi

Humbja drastike në zgjedhje e opozitës, Açka: E trishtueshme për ne humbësat dhe babadumsat, fajtorët të ikin në shtëpi

Flutura Açka

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, ku opozita ka pësuar humbje të thellë.

Me anë të një reagimi në ''Facebook'', Açka ka shprehur zhgënjim me këtë situatë ku për të cilën tha se se është e trishtueshme dhe se fajtorët duhet të kthehen në shtëpi.

"E trishtueshme për ne: humbësat dhe babadumsat.

Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam.

Pjesë e humbjes sonë janë edhe showman-ët dhe show-woman-et e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi.
Keni moral të flisni ende ju për demokraci?!", shkruan Açka. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besniku: 15/05/2023 17:44

    Ju dhe shoket e tuaj te largoheni nga skena politike sepse u sponsorizuat nga Basha, fituat poste ne menyre te padrejte dhe kontribuat me zell te vecante per percarjen e opozites. Turp

    Përgjigju
  • XHA JAHO: 15/05/2023 15:18

    Ti e para qerohu andej nga ke ardh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali