Humbja e fshehtë e LSI-së në zgjedhjet e 6 marsit, pse nuk flitet për dorëheqje të Kryemadhit dhe si po e defaktorizon Berisha partinë e Ilir Metës

Humbja e fshehtë e LSI-së në zgjedhjet e 6 marsit, pse nuk flitet për dorëheqje të Kryemadhit dhe si po e defaktorizon Berisha partinë e Ilir Metës

Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi

Ajo që para 6 marsit 2022 konsiderohej si një strehim i Sali Berishës nën çatinë Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, pas 6 marsit rezultoi e kundërta; Partia e Ilir Metës u asimilua nga Foltorja e Berishës. Për herë të parë që pas themelimit, për Lëvizjen Socialiste për Integrim me në krye Monika Kryemadhin nuk ka një rezultat konkret në një përballje zgjedhore, pasi rezultati i saj është shkrirë në triumfin e vendit të dytë të Berishës.

E qartë është se LSI-ja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit pas 17 vitesh ka humbur statutin e saj si partia e tretë politike më e madhe në vend. Kjo duket edhe arsyeja se pse askush nuk flet për rezultatin e LSI-së si faktor politik dhe aq më tepër për dorëheqjen e kryetares Monika Kryemadhi, e cila e mori partinë me 14 % dhe e çoi në më pak se 7 %.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, LSI-ja mori vetëm 6.8 % të votave, vota të cilat prodhuan 4 deputetë. Në zgjedhjet parlamentare të 2017, LSI-ja mori 14.2 % të votave, të cilat prodhuan 19 deputetë. Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, datë e caktuar në befasi nga Ilir Meta, LSI-ja dhe Foltorja e Berishës u bashkuan në koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, i cili mori ka marrë 31 % të votave. Nëse e marrin të mirëqenë që LSI-ja i ka ruajtur votat e 2021 edhe në 2022, lëvizja e Berishës në këto zgjedhje ka marrë 24 % të votave, 10 % më shumë se sa PD-ja zyrtare me në krye Bashën.

Por qëndrimi i Berishës dhe i rrethit të tij pas 6 marsit 2022 vë në dyshim edhe mundësisë që Lëvizja Socialiste për Integrim të ketë ruajtur rezultatin prej 6.8 % të 2021 në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2022. Në retorikën e Foltores, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk lakohet që pas 6 marsit 2022 as si faktor politik. Foltorja e lexon 31 % të votave si një triumf personal i Berishës kundër Bashës, duke shpërfillur kështu rolin e partisë së Ilir Metës.

Ndërkaq, mbetet e paqartë se i do të rreshtohet Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet lokale të vitit 2023, nëse do të ruajë identitetin si parti apo do të shkrihet në lëvizjen e Sali Berishës. Ky i fundit synon të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, nga e cila është përjashtuar, por në kushtet e rezistencës së Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen, mbetet i hapur opsioni që ‘Shtëpia e Lirisë’ të shndërrohet në parti politike.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 16/03/2022 00:49

    LSI lesh e dhi ne te..

    Përgjigju
  • Tosi: 15/03/2022 21:02

    LSI nuk ka humbur. Elektorati ne "pronesi" te saj eshte blere nga organizata kriminale me e madhe politike, rilindja. Madje e habitshme qe LsI ende ka qe e votojne. Dhe ata qe shiten dhe blijen, si Nacot, Koket, Rehovicet, etj., jane serish ne shitje. Me kete ceshtje kur do merret gazetaria jone: korrupsionin politik ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja