Humbja e PD, Halim Kosova: Do
të nxjerrim të gjitha konkluzionet

Humbja e PD, Halim Kosova: Do<br />të nxjerrim të gjitha konkluzionet
Kandidati për deputeti i Partisë demokratike Halim Kosova, është shprehur për gazetarët e Report TV se duhet të presim përfundimin e numërimit për të nxjerë konkluzionet e duhura për rezultatet e arritura nga PD.

Kosova i cili është duke monitoruar numërimin në KZAZ 35 tek shkolla Vasil Shanto, ka thënë se janë rreth 30 kuti të tjera për tu numëruar dhe proçesi po shkon i qetë.

"Porosia që ju kemi dhënë komisionerëve për të numëruar në mënyrë korrekte çdo votë është zbatuar", tha Kosova.

I pyetur për rezultatet e PD në rang kombëtar, doktor Halimi, u shpreh se, nuk është në dijeni për gjithë Shqipërinë.

“Lexova deklaratën e Ambasadës Amerikane dhe nuk i heq asnjë presje, pasi nuk është cënuar asgjë në proçesin e numërimit”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarja e Report TV: Se si e shpjegon Rezultatin e PD? Doktor Kosova u shpreh se “Nuk mendoj se është një konkluzion që duhet ta themi në mesnatë, pas një dite të gjatë dhe të lodhshme, duhet të ulesh këmbëkryq për të parë gjithë arsyet e këtij rezultati. Konkluzionet e  do të nxjerrin arsyet e rezultateve të PD-së dhe është një moment për të reflektuar, çfarë duhet të bëjë më mirë, që të fitojë besimin e votuesve dhe kjo duhet bërë patjetër”.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’

Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’