Humbja e shikimit ndërlikimi
nga sëmundja e diabetit

Humbja e shikimit ndërlikimi<br />nga sëmundja e diabetit
Syri i njeriut ka formë sferike. Ai mbështillet nga tre membrana: membrana e jashtme, ajo e enëve të gjakut dhe retina.

Membrana e jashtme ndahet në dy pjesë: kornea dhe sklera. Kornea është e tejdukshme dhe ngjason me një dritare nëpërmjet së cilës rrezet e dritës depërtojnë në sy. Duke patur formë të lakuar, ajo i përthyen këto të fundit përpara se të arrijnë retinën. Sklera ka ngjyrë të bardhë.

Membrana e dytë përbëhet nga shumë enë të vogla gjaku të cilat mundësojnë furnizimin e syrit me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Pjesë përbërëse të kësaj membrane janë: irisi (pjesa e përparme) trupi biliar (pjesa e mesme) dhe koroidi (pjesa e pasme). Irisi ndodhet midis kornesë dhe ndryshon ngjyrën në varësi të pigmentit që përmban i përcaktuar gjenetikisht. Në qendër të irisit ndodhet një strukturë e quajtur bebja e syrit (pupila). Përmasat e saj ndryshojnë në varësi të ndriçimit: në errësirë pupila zgjerohet ndërsa në vende të ekspozuara ndaj dritës, ngushtohet.

Trupi ciliar prodhon likuidin intraokular (lëngun ujor) i cili qarkullon brenda në sy duke ushqyer lenten (kristalinin), kornenë dhe trupin qelqor. Lëngu del jashtë nëpërmjet këndit të dhomës së përparme me anë të sistemit të drenimit. Forma e lentes së syrit rregullohet nëpërmjet muskulit akomodues.

Koroidi, pjesa e pasme e membranës që përmban enë të vogla gjaku kontakton drejtpërdrejt me retinën duke i siguruar kësaj të fundit ushqimin e nevojshëm. Rrezet e dritës që hyjnë në sy, fokusohen në retinë. Këtu pamja e objektit shndërrohet në impuls nervor, i cili nëpërmjet nervit optik kalon në tru.

Lentja e syrit ( kristalini) ka formë bikonvekse. Njësoj si kornea, ajo depërton dhe thyen rrezet e dritës të cilat më pas fokusohen në retinë duke na dhënë imazhin e objektit.

Trupi qelqor ka përmbajtje xhelatinoze. Ai ndan kristalinin nga fundi i syrit. Në sy ndodhen edhe disa hapësira të quajtura dhoma e përparme, që përbën hapsirën midis kornesë dhe irisit; dhoma e pasme, që përbën hapsirën midis irisit dhe kristalinit.

Bashkëveprimi i të gjithë pjesëve të syrit mundëson procesin e të parit: shikimin afër dhe larg, në ditë dhe në mbrëmje; na mundëson të perceptojmë shumëllojshmërinë e ngjyrave dhe të orientohemi në hapsirë.Syri i njeriut ka formë sferike. Ai mbështillet nga tre membrana: membrana e jashtme, ajo e enëve të gjakut dhe retina. Membrana e jashtme ndahet në dy pjesë: kornea dhe sklera. Kornea është e tejdukshme dhe ngjason me një dritare nëpërmjet së cilës rrezet e dritës depërtojnë në sy. Duke patur formë të lakuar, ajo i përthyen këto të fundit përpara se të arrijnë retinën. Sklera ka ngjyrë të bardhë.

Membrana e dytë përbëhet nga shumë enë të vogla gjaku të cilat mundësojnë furnizimin e syrit me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Pjesë përbërëse të kësaj membrane janë: irisi (pjesa e përparme) trupi biliar (pjesa e mesme) dhe koroidi (pjesa e pasme). Irisi ndodhet midis kornesë dhe ndryshon ngjyrën në varësi të pigmentit që përmban i përcaktuar gjenetikisht. Në qendër të irisit ndodhet një strukturë e quajtur bebja e syrit (pupila). Përmasat e saj ndryshojnë në varësi të ndriçimit: në errësirë pupila zgjerohet ndërsa në vende të ekspozuara ndaj dritës, ngushtohet.
Trupi ciliar prodhon likuidin intraokular (lëngun ujor) i cili qarkullon brenda në sy duke ushqyer lenten (kristalinin), kornenë dhe trupin qelqor. Lëngu del jashtë nëpërmjet këndit të dhomës së përparme me anë të sistemit të drenimit. Forma e lentes së syrit rregullohet nëpërmjet muskulit akomodues.

Koroidi, pjesa e pasme e membranës që përmban enë të vogla gjaku kontakton drejtpërdrejt me retinën duke i siguruar kësaj të fundit ushqimin e nevojshëm. Rrezet e dritës që hyjnë në sy, fokusohen në retinë. Këtu pamja e objektit shndërrohet në impuls nervor, i cili nëpërmjet nervit optik kalon në tru.

Lentja e syrit ( kristalini) ka formë bikonvekse. Njësoj si kornea, ajo depërton dhe thyen rrezet e dritës të cilat më pas fokusohen në retinë duke na dhënë imazhin e objektit.Trupi qelqor ka përmbajtje xhelatinoze. Ai ndan kristalinin nga fundi i syrit.

Në sy ndodhen edhe disa hapësira të quajtura dhoma e përparme, që përbën hapsirën midis kornesë dhe irisit; dhoma e pasme, që përbën hapsirën midis irisit dhe kristalinit.

Bashkëveprimi i të gjithë pjesëve të syrit mundëson procesin e të parit: shikimin afër dhe larg, në ditë dhe në mbrëmje; na mundëson të perceptojmë shumëllojshmërinë e ngjyrave dhe të orientohemi në hapsirë.

Marre nga ALMEDICUS
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’