Ylli Pata: Humbja e vulës, beteja reale e Lulzim Bashës edhe pa të në krye të PD

Ylli Pata: Humbja e vulës, beteja reale e Lulzim Bashës edhe pa të në krye të PD

Lulzim Basha

Vendimi për dhënien e vulës së PD-së Sali Berishës nuk erdhi nga një gjykim në themel siç kërkoi Gjykata e Lartë. Por nga një verdikt thuajse administrative që thjesht nuk pranoi ankimimin e PD-së ndaj vendimit të Agron Zhukrit.

Juridikisht është realisht një betejë e hapur, por politikisht është përtej memeve, lufta reale politike e Lulzim Bashës.

Luftë që Basha nuk e ka bërë në publik asnjëherë, që prej 8 janarit 2022.

Njerëzit më të brengosur për këtë vendim nuk janë as drejtuesit që Basha ka përreth, apo edhe deputetët që sot po mendojnë nga do shkojnë. Por militantët e Partisë Demokratike që nga shtatori 2021 kanë bërë një betejë jete me bandat e Sali Berishës.

Edhe pse krerët e PD-së në bazë ishin realisht njerëzit që e mbrojtjën partinë nga agresioni, Lulzim Basha nuk ka bërë asgjë për të promovuar këtë betejë politike, e cila ka qenë më realja në politikën shqiptare këto vite.

Basha ka mbledhur kryesinë dhe që tani po qarkullojnë tezat, ku ndër të tjera po flitet edhe për bashkim me Gaz Bardhin e Flamur Nokën. Variant që si Basha, ashtu dhe kolonelët e tij mund ta bëjnë si opsion, por që tradhëtojnë realisht demokratët. Të cilët kanë pritur më kot nga Lulzim Basha që të promovojë betejën e tyre politike.

Nëse vendimi i Gjykatës së Apelit ka ardhur ashtu si ka ardhur, i takon Bashës që të mbrojë një betejë të tijën 3 vjeçare, e cila është identiteti i lëvizjes së tij politike.

Nëse ai do të kthehet si djali plangrprishës në prehrin e shefit të vjetër, edhe mund ta bëjë, por realisht ka humbur demokratët e bastioneve më të rëndësishme, duke nisur nga Shkodra.

Sot Demokratët e Shkodrës janë më të zhgënjyerit, më të prekurit, të cilët shefi i tyre nuk i ekspozoi kurrë, por ka ardhur koha që ata të jenë realisht udhëheqësit e një lëvizje të re. Një lëvizje që ata kanë bërë betejë fort, por nuk arritën të mundin establishmentin.

E megjithatë, ja ka vlejtur dhe duhet ta vazhdojnë. Qoftë edhe pa Lulzim Bashën./ Tema

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille